Ka ndodhur

Asgjësohen 583 fidanë kanabis në Vaun e Dejës, në kërkim autori, procedohet kryeplaku

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në Vaun e Dejës.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, janë evidentuar dhe asgjësuar nëpërmjet djegies në fshatin Mnelë e Vogël, 583 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve, si edhe ka proceduar penalisht kryeplakun e fshatit Mnelë e Vogël, për shpërdorim të detyrës.

“Nga veprimet e shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht të shtetasit N. Gj., banues në Lezhë. Vijon puna për kapjen e tij. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, për shtetasin P. Gj., kryeplak i fshatit Mnelë e Vogël, Vau i Dejës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin P. Gj., kryeplak i fshatit Mnelë e Vogël, Vau i Dejës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë