Arsim

Provimi i gjuhës së huaj/ Më shumë katra dhe më shumë dhjeta se një vit më parë

Më shumë 10-ta dhe më shumë 4 u morën këtë vit nga maturantët në provimin e gjuhës së huaj.

1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Në maturën e vitit të kaluar pati 611 maturantë me notë 10.00 dhe 861 maturantë me notë 4.00, pra mbetës.

182 maturantë më shumë morën notën 4 këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar. Nga ana tjetër, 227 më shumë morën notën 10, në krahasim me vitin 2022.

Provimi u zhvillua më 1 qershor dhe morën pjesë 30 mijë maturantë, ndërsa këtë të shtunë u publikuan edhe notat. (Kliko këtu për notat)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë