Ka ndodhur

Sherr me pronarin e lokalit në Shijak, arrestohet 27-vjeçari. Nën hetim dy vëllezërit e tij

Gazeta Si – Tre vëllezër në Shijak shkatërrojnë lokalin e një personi, e kërcënojnë me armë false pronarin dhe në fund e godasin me çekiç.

Si pasojë, policia ka arrestuar njërin prej tyre dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy vëllezërit e tjerë.

Policisë arrestoi shtetasin F. Ç., 27 vjeç, banues në Shijak, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 vëllezërit e tij, shtetasit Xh. Ç., 32 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, gjithashtu banues në Shijak.

Nga këto veprime rezultoi se shtetasi F. Ç., në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me armë imituese, shtetasin M. Rr., 29 vjeç, banues në Shijak (pronar i një lokali në Shijak), e kanë goditur atë me send të fortë (çekiç), si dhe kanë thyer xhamat e lokalit në pronësi të tij.

Sendet e kundërligjshme që u përdorën për kryerjen e këtij krimi, si dhe automjeti i këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë