Një kafkë e dekompozuar është gjendur sot pranë varrezave të Beratit brenda një qeseje plastike nga punëtorët e varrezave. Kafka i përkiste një gruaje por ende nuk dihet identiteti i saj.
Policia e Beratit ka bërë me dije se eshtrat e gjetura pranë varrezave të qytetit, do të dërgohen për ekzaminim në institutin e policisë shkencore. Ajo ka theksuar se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale.
"Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale"-thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.