Drejtësia

Nis hetimi kush e nxorri sekretin nga SPAK për arrestimin e Dakos

Gazeta Si - SPAK njofton se kanë nisur hetimet për rastin e daljes se informacionit për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

Informacioni doli në media 5 ditë para se të ndodhte aksioni nga ana e SPAK-ut ddhe policisë.

Mësohet se hetimi ka si synim jo reporterët dhe televizionet, por njerëzit e administratës së SPAK dhe Gjykatës së Posaçme.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet për kryerjen e veprës penale ”Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal. Fillimi i hetimeve kryesisht për këtë vepër penale është bërë për shkak të zbulimit ndaj të tretëve të të dhënave dhe të përmbajtjes së akteve procedurale, të cilat përbëjnë ”sekret hetimor”, që lidhen me veprimet procedurale të paraqitjes dhe të shqyrtimit të kërkesës me objekt caktimin e masave të sigurimit në ngarkim të shtetasve Vangjush Dako etj, të kryera në kuadër të procedimit penal nr.197 viti 2020 të Prokurorisë së Posaçme", - thuhet në njoftimin e SPAK


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë