Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Petar Petkoviç këtë të hënë ka kërkuar edhe një herë lirimin e dy serbëve që u arrestuan një javë më parë në komunën e Zveçanit.
Petkoviç është shprehur se “policia e Kurtit ka rrëmbyer Radosh Petroviçin dhe Dushan Obrenoviçin teksa ishin ulur të qetë para komunës së Zveçanit” dhe ka kërkuar nga përfaqësuesit e ndërkombëtarëve një reagim të menjëhershëm dhe lirimin e tyre.
“Fotografitë dhe videot e bëra atë ditë dëshmojnë qartë se Radoshi dhe Dushani janë arrestuar para çdo trazire në Zveçan”, shkruan Petkoviç në Tëitter.
Ndër të tjera ai ka theksuar se është e qartë se Kurti arreston dhe persekuton serbët e pafajshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




