Deri në orët e mesditës, kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pothuajse të gjithë vendin tonë, ku intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare. Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës do të kemi shtim gradulal të vranësirave në zonat Verilindore dhe Juglindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.
Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe do vazhdojnë të qëndrojnë njësoj gjstë gjithë ditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



