Lajme

Dogjën goma makinash, policia ndalon disa protestues të “Astirit”

Disa prej banorëve të Astirit, që protestuan pasditen e së martës për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për prishjen e banesave të tyre janë shoqëruar në polici në orët e mbrëmjes.

Ata kanë dalë në rrugë duke djegur goma, kazanë dhe bllokuar njërin aks rrugor, duke shkaktuar njëkohësisht edhe mungesën e qarkullimit të makinave.

Mësohet se disa prej protestuesve, që dogjën edhe flamurin e Rilindjes, janë shoqëruar në komisariatin numër 6, ndërkohë deputetët demokratë Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu kanë kërkuar lirimin e tyre.

Banorët e Astirit protestojnë prej 11 ditësh ndërtimin eUnazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre, shtëpitë ku banojnë po shemben padrejtësisht. Ata thonë se nuk janë njoftuar dhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë