Moti

Në fundjavë temperaturat shkojnë deri në 29 gradë

Fundjava pritet që të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që vija bregdetare të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave por pa prani të reshjeve.

Ndërsa zonat malore do të jenë nën masa të paqëndrueshme të motit, ku rrebeshet dhe reshjet e shiut do të jenë prezente herë pas here.

Temperaturat do të vijojnë që të kenë një rritje të lehtë, ku nga 28 që pritet të jenë këtë të premte, në fundjave termometri do të shënojë 29 gradë celsius..

Rajoni do të jetë gjithashtu nën masa ajrore të paqëndrueshme atmosferike ku mesdita dhe pasditja do të sjellin shira me intervale të shkurtra kohore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë