Banorët e “Unazës së Re” kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme, duke bllokuar njërin aks rrugor dhe duke djegur goma makinash në mes të rrugës.
Ata kanë dalë me parrulla të ndryshme në duar, duke kërkuar dëmshpërblimin e plotë për të gjitha familjet që preken nga projekti i qeverisë për ndërtimin e rrugës.
Paraditen e sotme banorët protestuan përpara bashkisë së Tiranës, duke tentuar edhe futjen me forcë brenda ambienteve të bashkisë.
Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një deklaratë për mediat tha se projekti nuk do të ndalet, duke premtuar dëmshpërblim të plotë pë rata që janë me dokumente, ndërsa pë rata që janë pa dokumente do të ofrohet 3 vjet qira falas.
Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura ngazona e “Pallatit me shigjeta” e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dy anët errugës. Nga vlerësimi i bërë në terren janë 317 objekte që preken,të cilat janë 163 janë në proces legalizimi.
Në mbështetje të kësaj proteste, sërish, kanë qene të pranishëm edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




