Ka ndodhur

Makina del nga rruga, humb jetën 28-vjeçari në Shkodër

Gazeta Si – Një 28-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor brëmjen e së dielës në Shkodër, pasi mjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga.

Policia tha se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria” në qytetin verior.

Sh.B., duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra, 28-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Gjithashtu, policia në Shkodër, njofton se ka humbur jetën edhe një 34-vjeçar, i cili 12 ditë më parë ra nga lisi dhe mori dëmtime të rënda trupore.

Ai fillimisht u transportua nga Shkodra për te Trauma në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Grupiet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë