Ka ndodhur

Zjarr në një banesë nga bombola e gazit, 3 të plagosur në Patos

Gazeta Si – Tre persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në Patos, nga shpërthimi i një bombole gazi në një shtëpi.

Policia tha se rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombol gatimi, ka rënë zjarr në banesën e 69-vjeçari F. S., në lagjen “Grizë”.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.,

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë