Gazeta si – Kampioni i botës fitoi një garë të udhëhequr nga fillimi në fund, pavarësisht shiut. Podi në garën e shtatë të Botërorit është plotësuar me Fernando Alonson dhe Esteban Okon.
MAX VERSTAPPEN WINS IN MONACO!!! 🏁🏆🎉
— Formula 1 (@F1) May 28, 2023
The Dutchman wins a dramatic dry/wet race with Fernando Alonso finishing second and Esteban Ocon taking third with a stellar drive 👏👏👏#MonacoGP #F1 pic.twitter.com/09wqvTFp6f
Çmimin e Madh të Monakosë e ka fituar edhe një herë Maks Vershtapen, përsëri princ në Montekarlo. Piloti i Red Bull-it fitoi në një garë që nuk pati asnjëherë histori, por nuk munguan emocionet dhe incidentet. Kampioni në fuqi shkëputet edhe më shumë në krye të renditjes së pilotëve.
Aston Martin i Alonsos dhe Alpine i Okon kaluan finishin pas holandezit, por të shkëputur prej tij. Jashtë podit mbetën dy makinat Ferrari, që kanë zhgënjyer edhe këtë herë.
FINAL CLASSIFICATION (LAP 78/78)
— Formula 1 (@F1) May 28, 2023
Superb driving (all weekend) from @Max33Verstappen 👏#MonacoGP #F1 pic.twitter.com/mP3k7SXUjE
Leklerk dhe Sainz u tradhëtuan nga shiu dhe e mbyllën garën përkatësisht në vend të gjashtë dhe të tetë. Para francezit dolën makinat Mercedes të Hemiltonit dhe Rasëllit, ndërsa mes dy SF-23 ishte Gasli.
Në fundin e garës situata u vështirësua për disa pilotë për shkak të shiut, por me një Maks Vershtapen që nuk e vuri kurrë në diskutim suksesin e radhës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



