Sport

Tiranathlon 2023, shpallen fituesit e edicionit të tretë

Gazeta Si – U zhvillua sot në Tiranë edicioni i tretë i Tiranathlon. Një aktivitet që përfshin brenda tij garat në tri disiplina, notin, vrapin dhe çiklizmin. Bëhet fjalë për një garë ndërkombëtare, që u zhvillua gjatë paradites së sotme në zonën e Liqenit të Farkës.

Garën e sprintit për femra e fitoi sporistja serbe Iva Pavloviç. Në vend të dytë doli grekja Evelina Bubujanis dhe në vend të tretë po një sportiste geke, Danai-Elina Makridaki. Çmimet janë dhënë nga presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli.

Për meshkujt, po në garën sprint, Angelos Vozikis nga Greqia zuri vend të tretë. Genc Isufi nga Kosova zuri vendin e dytë dhe në vend të parë doli greku Panajotis Polizos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë