Ka ndodhur

Gjenden 31 sera me kanabis në Kurbin, në pranga një 44-vjeçar, në kërkim një tjetër

Në mes të një zone të pyllëzuar dhe të vështirë malore në fshatin Skuraj në Kurbin, janë janë gjetur dhe shkatërruar 31 sera, brenda të cilave ishin kultivuar 3510 bimë narkotike.

Policia ka arrestuar Dritan Margjonin, 44 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim Fation Margjonin, 34-vjeç, si autor të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Zbulimi i parcelave me kanabis erdhi pas një punë të nisur që në muajin prill, me kontrolle nga toka dhe ajri si dhe në bashkëpunim me Guardia Di Finanzia.

Gjithashtu, nga hetimi janë identifikuar dhe autorë të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale, të cilëve, për shkak të konfidencialitetit të hetimit, nuk mund t’iu bëjmë me dije të dhëna.

Ndërkohë, gjatë një aksioni në disa fshatra të Krujës, me angazhimin e 100 forcave policore, u zbuluan 3 parcela me kanabisi, ndihmuar nga kontrollet me dron.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë