Ka ndodhur

Kanosi gruan dhe djalin me çifte, arrestohet 46-vjeçari në Dibër

Një 46-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata se do t’i vriste me çifte, është arrestuar nga policia.

Shtetasi me inicialet H.Sh. është arrestuar në fshatin Trepç të Dibrës.

Sipas policisë, 46-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 17-vjeçar, duke u shkaktuar atyre dëmtime fizike, për motive xhelozie.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari ka kanosur familjarët e tij.

Materialet procedurale i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë