Motosport

Leklerk i penalizuar pasi pengoi Norris, niset nga vendi i 6-të në garën e sotme

Gazeta Si – Piloti francez i Ferrarit u hetua nga komisarët e çmimit të Madh të Montekarlos, pasi pengoi Norris në tunel, teksa anglezi po përpiqej për të kapur kohën më të mirë. Tre vende penalizim për Leklerk, që sot niset nga vendi i 6-të.

Ishte një fund i hidhur për Sharl Leklerk ai i kualifikueseve të Çmimit të Madh të Montekarlos, që ai në fakt i mbylli në vend të tretë, me 106 të mijëtat nga Maks Vershtapen. Por kishte penguar në mënyrë të qartë Lando Norris në sesionin e tretë të kualifikueseve.

Momenti kur Leklerk bllokoi rrugën e Norris. Gazeta Si, 28 maj 2023

Leklerk po vazhdonte lehtësisht në trajektoren e tij në tunel, kur erdhi me shpejtësi Norris, që po kërkonte kohën. Ngadalësimi i anglezit të MekLaren ishte evident dhe në fund u vendos që Leklerk të penalizohej me 3 vende, duke parë edhe precedentët e mëparshëm.

Ishte vërtet një dush i ftohtë për francezin në shtëpinë e tij. “Bëra gjithçka për të qëndruar në të majtë, ishte e vështirë, nuk kisha shumë pamje. U spostova në të majtë sapo mora informacionin për ardhjen e Norris, jo në momentin e duhur, por bëra gjithçka. E kam shpjeguar këtë”, – tha Leklerk.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë