Motosport

Vershtapen i pakapshëm, niset i pari në Mentekarlo. Pas tij Alonso dhe Leklerk

Gazeta Si – Maks Vershtapen ka regjistruar kohën më të mirë në kualifikueset e garës së Montekarlos dhe do të niset i pari. Pas tij do të jenë Fernando Alonso me Aston Martin dhe Sharl Leklerk i Ferrarit.

Ky është ’pole position’ i parë në karrierë për pilotin holandez në Montekarlo. Ai e ndërtoi gjithçka në sektorin e fundit të pistës, duke rikuperuar distancën me Alonson, madje duke prekur edhe murin.

Kampioni i botës arriti kohën 1.11.365, ndërsa Alonso ishte 84 të mijëtat pas tij. Në rreshtin e dytë do të nisen Leklerk dhe Okon. Në rreshtin e tretë Sainz dhe Hemilton.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë