Gazeta Si – Konstruktori japonez pritet të jetë në krah të skuadrës britanike, që do të lërë Mercedesin. Me futjen e saj pritet që të ketë lëvizje edhe në merkaton e pilotëve.
Mungesa e Hondës në Formula 1 do të zgjatë pak. Nga viti 2026 kompania nga Tokio, – aktualisht vazhdon të japë mbështetje të jashtme për Red Bull-in, – do të kthehet në GP, duke furnizuar Aston Martin. Pritet që të ketë një marrëveshje mes skuderisë angleze dhe kolosit japonez për të paktën 4 vjet.

Që Honda donte të rikthehej, nuk është një sekret, por në lojë është rregullorja teknike, që parashikon pas 3 sezonesh një raport identik (50%-50%).
Lajmi më i bujshëm është partneri i zgjedhur nga Honda për aventurën e re. Bashkëpunimi në fjalë konfirmon ambiciet e mëdha të Aston Martin, që mban aktualisht vendin e dytë në Botërorin e Konstruktorëve me një makinë me motor Mercedes. Duke u bashkuar me Hondën, skuadra nga Silverston ka bërë dy goditje në një, edhe pse për momentin ka edhe të panjohura.
E para është bashkëjetesa deri në 2025-ën e Aston Martin me Mercedesin. E panjohura e dytë ka të bëjë me pilotët, sepse Fernando Alonso, që po bën një sezon shumë të mirë, ka pasur një raport të vështirë me Hondën, kur kompania japoneze furnizonte MekLaren në periudhën 2015-2017.
Rikthimi i Hondës gjithsesi është pozitiv, pasi shtohet një konstruktor i fuqishëm, që bashkohet me Fordin dhe Audin, që ka blerë Sauberin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



