Lajme

Shkup, fletë-arresti për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski mund tëarrestohet pas urdhrit nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kjo e fundit ështënjoftuar nga Gjykata Penale, se nuk ka mundur ta gjejë atë për t’i dorëzuar vendiminpër t’u paraqitur në burg.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore e Shkupit ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe të hënën, në orën 16:30, ka dorëzuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup urdhrin e arrestit. Menjëherë pas dorëzimit, policia vepron sipas kërkesës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gruevski duhej personalisht të pranonte vendimin për nisjen e vuajtjes së dënimit prej dy vjetësh burgim për shpërdorim të detyrës në rastin e blerjes së makinës luksoze qeveritare, në vlerë prej 600 mijë eurosh.

Në disa media në gjuhën maqedonase është spekuluar mbi mundësinë e largimit të tij nga Maqedonia, por kjo nuk është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Para se t’i refuzohet kërkesa për shtyrjen e vuajtjes së dënimit, Kuvendi i Maqedonisë nuk ka arritur të sigurojë dy të tretat e votave për t’i hequr mandatin Gruevskit, tani deputet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë