Gazeta Si – Zëra të ‘radio paddock’ e duan si zëvendësues të Helmut Markos në rolin e drejtuesit të Red Bull-ti dhe si zbulues i talenteve, por Sebastian Fetel nuk është ende gati për një rikthim me kohë të plotë në Formula 1.
Pasioni për motorët, – ashtu si dhe për mbrojtjen e ambientit, – nuk është zbehur në 6 muajt si ‘pensionist’ dhe 35-vjeçari, ish-pilot i Ferrarit, për përgatit ndërkohë rikthimin në kompeticionet e ‘Festival of Speed di Goodwood’.
Aty do të drejtojë MekLarenin e Airton Senës dhe Uilliamsin e Najxhëll Mansell. Fundjavën e 16 korrikut Fetel do jetë mes të ftuarve të nderit për manifestimin e njohur vjetor, që mbledh mijëra të apasionuar të historisë së garave në kodrat e Portsmuthit.

Sipas traditës, do të jetë edhe një pasarelë e shkurtër kompetitive, me qindra makina të çdo epoke dhe tipologjie, që do të sfidohen në një pjesë maloreje të cirkuitit të Gudvud, i përdorur deri në vitet ’60. Një moment i bukur për tifozët, jo vetëm se Fetel do drejtojë makina të F.1 për herë të parë pas tërheqjes më 20 nëntor, por edhe sepse do marrë timonin e Uilliamsit mitik FW14B, me të cilën Mansell fitoi titullin e vetëm kampion bote në 1992-shin.
Gjermani do drejtojë edhe MekLaren MP4/8 të kampionatit të 1993-shit, të legjendarit Airton Sena. Në të dy rastet show do të shërbejë për mesazhet ambientaliste, që Fetel i ka shumë përzemër.
E ardhmja e afërt e ish-pilotit duket e shkruar. Në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’, Fetel nuk ka mbyllur asnjë derë. “Deri tani kam ecur mirë me vendimin e tërheqjes, edhe pse më mungon shumë kompeticioni dhe adrenalina e garave.
Pas shumë vitesh në motorsport, jeta ime është jashtë garave. Më duhej pak kohë të mësohesha, por po e shijoj këtë periudhë. Ndihem mirë dhe e ndjek sportin me shumë interes. Kur do të kthehem? Ende nuk e di”, – ka thënë ish-kampioni i botës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



