Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar një njoftim me një listë të detajuar mbi ecurinë e mësimdhënies dhe masat e marra gjatë periudhës që ambientet e një pjese të shkollave do të përdoren si Vend të Numërimit të Votave.
Ministria e Arsimit informon se në DRAP Lezhë nga 12 shkolla që do të jenë VNV (Vend i Numërimit të Votave), në asnjërën prej tyre nuk cenohet procesi mësimor.
Ndërsa në DRAP Korçë janë 7 shkolla VNV (Vend i Numërimit të Votave), ku në 4 prej tyre nuk cenohet procesi mësimor ndërsa në 3 të tjerat do të zhvillohet pasdite në shkolla të tjera afër tyre, ose do t’i zëvendësojnë më pas ditët e humbura.
Në DRAP Fier janë 10 shkolla VNV (Vend i Numërimit të Votave), në 5 shkolla prej tyre nuk cenohet procesi mësimor, ndërsa në 5 të tjerat do bëhet mësim pasdite në shkollë tjetër ose ditët do të zëvendësohen më pas.
Në DRAP Durrës janë 23 shkolla VNV (Vend i Numërimit të Votave), ku në 3 shkolla nuk cenohet procesi mësimor, ndërkohë që 20 të tjerat do ta zhvillojnë pasdite mësimin, në mjedise të shkollave pranë tyre.
Gjithsej janë 52 shkolla VNV (Vend i Numërimit të Votave), nga të cilat 24 shkolla nuk do ta cenojnë procesin mësimor dhe 28 shkolla të tjera do ta vazhdojnë mësimin pasdite në shkollat pranë tyre ose do t’i zëvendësojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



