Gazeta Si - “Shqiptari u hodh mbi gruan e tij si i tërbuar, ndërsa ajo ishte ende në shtrat. Menjëherë pas kësaj, vajza e tyre, Xhesika ndërhyn dhe e dëshpëruar përpiqet të mbrojë nënën e saj”.
Është skena e agresionit të Taulant Malajt ndaj gruas së tij Tefta, që ndodhi në Torremaggiore natën mes 6 dhe 7 majit, kur 45-vjeçari vrau vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe fqinjin italian, Massimo De Santis, duke plagosur gruan.
Përshkrimi i fakteve del nga urdhri i lëshuar nga gjyqtarja hetuese e Gjykatës së Foggia-s, Roberta di Maria, e cila ka lënë në maën e sigurisë “arrest në burg” bukëpjekësin shqiptar nga Selenica e Vlorës.
LEXO EDHE:
- Djali 5-vjeçar i familjes Manaj u fsheh pas divanit gjatë masakrës. Vrasësi rrëfen: Pashë sms-të e gruas time me fqinjin italian
- Gruaja e Taulant Malajt kërkon të shohë videon e masakrës. Babai vrasës shpërthen në lot për vajzën
Skena në kamerat e shtëpisë
Gjatë seancës për masën e sigurisë, gjykatësja ilustron atë që përmbajnë pamjet e kamerave të shtëpisë së çiftit, me regjistrimin e fazave të sulmit.
Nënë e bijë, u përpoqën me forcë të mbroheshin dhe ta çarmatosnin babain vrasës, por pa sukses, pasi burri ishte i papërmbajtshëm dhe vazhdoi të godiste me thikë në drejtim të të dyjave. E gjithë kjo ndodhi nën sytë e fëmijës më të vogël.
Nga pamjet e tjera nga kamera e dhomës së shtëpisë, shihet se burri ka vazhduar të tregojë tërbimin e tij ndaj dy grave, të cilat në fund kanë mbetur në tokë, duke lëshuar goditje të shumta ndaj tyre. Kjo skenë ka ndodhur edhe nën sytë e djalit të vogël të çiftit.
Tefta telefonoi 118-ën
Në orën 1:52 të natës të së dielës, Tefta ka telefonuar në numrin e emergjencës 118, duke kërkuar ndihmë në sallën operative të Torremaggiore-s.
Pasi deklaron mbiemrin e saj te operatori, gruaja 39-vjeçare ankohet dhe shqipton fjali të pakuptueshme.
E pyetur nga operatori i 118-ës për atë që kishte ndodhur, ajo përgjigjet "e goditur me thikë" mes dhimbjeve.
Më pas, punonjësi e pyet: "Të kanë goditur me thikë?", Dhe ajo thotë po. Pastaj, ende duke u ankuar, gruaja përsëriti, "vajza ime, vajza ime", duke iu referuar Xhesikës e cila sapo ishte goditur nga babai i saj.
Gjatë bisedës, Tefta i konfirmon operatorit se ai që e kishte goditur me thikë ishte bashkëshorti i saj.
Vëllai i Taulantit: Pas vrasjeve ishte i qetë
Në dojen hetimore të lëxuar nga gjykatësja, ka edhe pasazhe kushtuar deponimit të vëllait të Taulantit, Qemal Malaj.
“Vëllai im u shfaq mjaft i qetë dhe duart i kishte të gjakosura dhe raportoi edhe një herë: ky është i dashuri (i gruas) dhe unë e vrava”, - thuhet në dosje.
Autori i vrasjes së dyfishtë, më pas kontaktoi vëllain e tij në Messenger pas krimit, për ta informuar se sapo kishte vrarë tre persona: "gruan, vajzën dhe të dashurin".
Para gjykatësve, vëllai i Taulantit pretendon se nuk e ka ditur asnjëherë për lidhjet jashtëmartesore të çiftit: “Nuk dija absolutisht asgjë, im vëlla nuk më tha kurrë se ishte tradhtuar, aq më pak, të më thoshte se cilat ishin qëllimet e tij. E jona ishte një marrëdhënie sporadike”, - saktësoi Qemal Malaj.
Më 12 maj, Tefta do të pyetet nga hetuesit
Sa i takon hetimeve, të premten (12 maj), Tefta Malaj do të dëgjohet nga hetuesit, edhe pse sapo i është nënshtruar një operacioni në Policlinico Riuniti në Foggia.
Nga spitali, bëjnë të ditur se “pacientja është në gjendje të mirë të përgjithshme dhe nuk ka shenja të komplikimeve postoperative dhe ka rifilluar ushqyerjen”. Më herët, Tefta Malaj kishte akuzuar burrin e saj se kishte planifikuar gjithçka për vrasjen.
Ajo rrëfeu se Taulanti e kishte ngacmuar seksualisht vajzën Xhesika para dy vjetësh, por nuk e kishte kallëzuar në polici.
“Burri im është një përbindësh. Deri para dy vitesh ai ngacmonte seksualisht vajzën tonë. Ka ndodhur disa herë… Vajza ime nuk donte të fliste më me të dhe për këtë, ai jo vetëm që ia shkatërroi jetën, por edhe e vrau”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.