Vendi ynë parashikohet të jetë deri në mesditë nën dominimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu kryesisht në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër të territorit. Parashikohet që mesdita dhe orët vijuese të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë Shqipërinë. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore. Ndërsa në ultësirën perëndimore do të jenë në sasira më të pakta.
Temperaturat e ajrit do të ulen duke u luhatur nga 7°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




