Gazeta Si – Zhgënjim i madh në fjalët e pilotit francez pas garës së Majemit, ku sërish Ferrari la për të dëshiruar. Leklerk nuk shkoi më shumë se vendi i 7-të dhe përveç zemërimit me veten par ndonjë gabim, ai ka shprehur edhe dëshpërimin për forcën e makinës.
“Kemi shumë punë për të bërë. Kemi një makinë që në kushtet ideale reagon mirë, por sapo del nga ato kushte bëhet gjithçka e vështirë, – tha piloti i Ferrarit për ‘Sky Sport’. – Me gomat e mesme nuk po arrija ta drejtoja mirë makinën dhe duhej të kisha kujdes për të mos i konsumuar shumë gomat.

Me gomat e forta shkoi më mirë, por na duhet të jemi më konstantë, sidomos në garë. Patëm shumë probleme në Majemi, duhet të përqendrohemi te çështja e gomave.
Në kualifikuese luftojmë mirë, pastaj në garë duhet të pranosh parakalimet e të tjerëve. Është një mentalitet i vështirë për t’u pranuar, por nuk dorëzohemi, shpresojmë që rregullimet të na ndihmojnë. Imola? Është më e vështirë të parakalosh dhe një rezultat i mirë në kualifikuese do na bënte punë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



