Futboll

Ndeshja me Fiorentinën dhe pastaj festa e madhe e Napolit, me regjinë e Sorrentinos

Gazeta Si – Një ndeshje prestigji. Edhe 90 minuta të tjera feste dhe spektakli, garanton Paolo Sorrentino. Paditen e sotme për herë të parë kampionët e Italisë do të zbresin në fushën e ‘Maradona’, në një stadium krejtësisht të kaltër, me mijëra flamuj dhe një koreografi që do t’i japë sens historisë.

Napoli luan me Fiorentinën, një nga skuadrat më në formë të kampionatit. Një ndeshje e komplikuar edhe për faktin se lojtarët nuk janë në formë optimale pas festës së gjatë të së enjtes. Pastaj, është logjike që pas një viti me ritëm të lartë dhe objektivit të arritur, të ketë pak ‘çlodhje’.

Përveç prestigjit ka edhe një statistikë që duhet ndryshuar nga Napoli. Fiorentina dhe Interi janë të vetmet skuadra që kampionët e rinj të Italisë nuk i kanë mundur. Lojtarët duan duan t’u falin kënaqësi tifozëve të tyre me një fitore të mundshme, pasi Napoli nuk fiton në ‘Maradona’ prej një kohe të gjatë.

Paolo Sorrentino, regjisori dhe skenaristi i njohur italian. Gazeta Si, 7 maj 2023

Sido që të përfundojë me Fiorentinën, festa do të jetë e madhe. Me regjinë e Paolo Sorrentinos, që si tifoz i thekur i Napolit, ka bërë edhe konsulentin për regjinë televizive të Dazn. Fishekzjarre dhe një skenografi tepër dixhitale, me drita që do të shfrytëzojnë edhe pistën për të krijuar shkrime dhe efekte speciale.

Lojtarët do të bëjnë xhiron klasike rreth fushës për të falënderuar tifozët. Pastaj do të thirren nga spikeri për të marrë medaljen. Nuk do të mungojë përshëndetja e presidentit De Laurentis, si dhe pjesët muzikore të Geolier dhe Luchè, apo ndonjë surprizë tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë