Gazeta Si – Pas Arabisë Saudite, Azerbajxhani. Serxhio Perez ka triumfuar në Baku, duke bërë bis në shkallën më të lartë të podit. Në vend të dytë kampioni i botës, Maks Vershtapen.
I kaluar për herë të dytë nga Vershtapen, Leklerk e mbylli garën në vend të tretë, duke mbajtur pas në pjesën qendrore të garës Alonson. Spanjolli për herë të parë këtë sezon mbeti jashtë podit, por gjithsesi mbylli në 5-shen e parë një fundjavë të komplikuar. Ai mbajti prapa Mercedesin e Hemiltonit, kurse Lens Stroll zuri vendin e 7-të, përpara Rasëll.
The only barrier to Perez's victory was… a barrier 😵#AzerbaijanGP #F1 pic.twitter.com/NYRH9LOALV
— Formula 1 (@F1) April 30, 2023
Perez fitoi kështu garën Sprint dhe Çmimin e Madh të Azebajxhanit, duke marrë pikët maksimale dhe mbi të gjitha vlerësimin maksimal. Meksikani ishte i pakapshëm dhe në fund theksoi se e kishte në dorë garën, me apo pa ndihmën e ‘Safety Car’.
Pit stop-i i vonuar në krahasim me atë të kapitenit të tij e mbrojti Perezin për vendin e parë. Faktet janë fakte: sapo pati pistë të lirë përpara, Perez tregoi nivelin e tij në ciurkuitin e kryeqytetit të Azerbajxhanit, natyrisht duke shfrytëzuar edhe kualitetin e Red Bull-it.
Fitues në Baku edhe në 2021-shin, atëherë për shkak të një problemi të Vershtapen, këtë herë meksikani bëri gjithçka vetë, duke barazuar fitoret sezonale me SuperMax.
Your points scorers in Baku #AzerbaijanGP #F1 pic.twitter.com/OJxHyaAkuc
— Formula 1 (@F1) April 30, 2023
Botërori udhëhiqet nga Vershtapen, me 93 pikë, 6 më shumë se Perez, ndërsa Alonso ndodhet në kuotën e 60 pikëve. Spanjolli humbi podin këtë herë për meritë të Leklerk, që bëri një garë të mirë. Piloti i Ferrarit është në vend të 6-të, me 28 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



