Shefi ekzekutiv i Twitter, Elon Musk tha të shtunën se platforma e mediave sociale do t’i lejojë botuesit e mediave të tarifojnë përdoruesit në bazë të artikullit me një klikim, duke e quajtur atë një fitore si për publikun ashtu edhe për organizatat mediatike.
Funksioni, që do të shfaqet në maj, do t’u mundësojë përdoruesve që nuk “regjistrohen për një abonim mujor që të paguajnë një çmim më të lartë për artikull kur duan të lexojnë një artikull të rastësishëm”, shkroi në Tëitter pronari miliarder Musk.
Që kur mori përsipër firmën e mediave sociale në tetor, Musk ka sjellë ndryshime në përpjekje për të rritur të ardhurat në Tëitter pasi platforma e mediave sociale pa të ardhurat nga reklamat ka hasur vështirësi.
Nën pronësinë e Musk, Twitter ka reduktuar fuqinë e tij punëtore nga 7,500 njerëz në rreth 1,500.
Twitter është paralajmëruar vazhdimisht se nuk është gati për një regjim të ri rregullator të Bashkimit Europian për monitorimin e platformave dixhitale, me shkelje që rrezikojnë një gjobë prej 6% të qarkullimit global dhe, në rastet më ekstreme, një pezullim të përkohshëm të shërbimit.
Sipas rregullave për platformat e mëdha, ata duhet të kryejnë vlerësime vjetore të rrezikut duke përshkruar rreziqet e përmbajtjes së dëmshme si dezinformimi, mizogjinia, dëmtimet ndaj fëmijëve dhe manipulimi i zgjedhjeve. Sistemet e moderimit dhe masat e vendosura për të zbutur këto rreziqe do të kontrollohen gjithashtu nga BE.
Platformave do t’u ndalohet gjithashtu të krijojnë rofile të fëmijëve. Ato platforma që mund të arrihen nga të miturit duhet gjithashtu të vendosin masa për të mbrojtur privatësinë e tyre dhe për t’i mbajtur ata të sigurt. Përdoruesit gjithashtu duhet të jenë në gjendje të raportojnë lehtësisht përmbajtje të paligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



