Motosport

Formula 1 ndryshon, në Baku fillon transformimi i garës Sprint me disa të reja

Gazeta Si – Mini gara do të japë vetëm pikë dhe jo më ‘pole position’. Kualifikueset e së premtes do të përcaktojnë pozicionimin e makinave para garës të së dielës, kurse në vend të provave të lira 2 të së shtunës do të jetë sesioni që përcakton rreshtimin për garën Sprint.

Formula 1 ndryshon. Para kohe në raport me takimin e parë sezonal, gara Sprint, apo gara e shkurtuar e së shtunës, do të tansorformohet që në Baku. Ajo debutoi në 2021-shin për të përcaktuar pozicionimin e makinave në Çmimin e Madh të së dielës. Që atëherë ka përpjekje për t’i dhënë asaj ‘sens’.

Në sezonin e parë, ‘pole position’ i takonte pikërisht fituesit të garës Sprint të së shtunës dhe jo pilotit që regjistronte kohën më të mirë në kualifikueset e mirëfillta të së premtes. Në 2022-shin, edhe pse u ruajt formati, u vendos me të drejtë t’i njihej ‘pole position’ zyrtar pilotit më të shpejtë të së premtes, edhe pse i pari në nisjen e garës zyrtare ishte fituesi i së shtunës.

Tani vjen një tjetër modifikim. Një ndryshim formati i votuar në unanimitet nga skuadrat në Australi. Ende nuk është zyrtar, por do të jetë i tillë të martën, në mbledhjen e komisionit të Formulës 1, para garës së Baku, për fundjavën e parë nga 6 që janë për garat Sprint të 2023-shit.

Paraditja e së premtes do të mbetet siç ka qenë, dedikuar provave të lira. Pasdite, si dy vitet e fundit, do zhvillohen kualifikueset. Koha më e mirë do të regjistrohet si ‘pole position’ për almanakët dhe garën. Kjo është e reja e madhe: pavarësisht garës Sprint, rreshtimi i garës të së dielës vendoset nga kualifikueset, si zakonsisht, vetëm se bëhet të premten.

Për të përcaktuar rreshtimin në nisjen e garës së shkurtuar të së shtunës do të jetë sesioni i dytë i kualifikueseve, FP2. Mund të quhet ‘Shoot-Off’ dhe nuk është përcaktuar ende si do të strukturtohet. Për secilën nga tre provat, çdo pilot do të ketë në dispozicion vetëm një set gomash.

Formula 1 do të ketë praktikisht një garë më shumë, sepse e shtuna është një ditë komplet më vete, një lloj ‘mishi i huaj’ brenda fundjavës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë