Moti

Java mbyllet e ngrohtë, pasdite vranësira

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e vlerave të larta barike të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. 

Pritet që deri në orët e pasdites pjesa më e madhe e Shqipërisë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat veriore.

Ndërsa në orët e mbrëmjes vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin, ku më të shumta do të jenë në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë