Futboll

Prapaskena me Haland, klauzola 200 milionë euro s’është më në kontratën me Sitin

Gazeta Si – Ata që ëndërrojnë të kenë në skuadër Erling Haland, si Real Madrid për shembull, do ta kenë më të vështirë për ta marrë. Situata nuk është më si më parë, ka një prapaskenë në kontratën e sulmuesit norvegjez.

Në kontratën e Haland me Mançester Sitin nuk është më klauzola e prishjes së parakohshme të saj për 200 milionë euro. Sipas ‘Times’, kjo klauzolë është eliminuar automatikisht me rinovimin e trajnerit Pep Guardiola nëntorin e kaluar.

Guardiola dhe Haland. Gazeta Si, 21 prill 2023

Në kushtet aktuale është shumë e vështirë që sulmuesi që po thyen çdo rekord në Premier Ligë të ndërrojë skuadër. Haland ka regjistruar shifra monstruoze në futbollin anglez që në sezonin e parë. Me të Guardiola shpreson shumë të realizojë edhe objektivin e fitimit të Ligës së Kampionëve me ‘qytetarët’.

Real Madrid në anën tjetër duhet të shohë pista të tjera për të gjetur një zëvendësues të denjë të Benzemasë. Ndoshta mund t’i rikthehet francezit Kilian Mbape.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë