Teknologji dhe Inovacion

Spastrimi në Twitter, Beyoncé dhe Ronaldo janë ndër të parët që humbin verifikimin

Çfarë kanë të përbashkët Beyoncé dhe Cristiano Ronaldo? Nga sot, ato nuk kanë më adresa të verifikuara në Twitter.

Platforma e drejtuar nga Elon Musk nisi të enjten t’u heqë mijëra adresave verifikimet ose ‘tick-un’ blu.

Lëvizja vjen pasi Elon Musk ka deklaruar se kushdo që dëshiron të ketë një adresë të verifikuar, duhet të paguajë për të.

Përdoruesit që dëshirojnë të mbajnë tick-un blu pranë emrit të tyre duhet të paguajnë 84 dollarë në vit për t’u abonuar në Twitter Blue.

Musk gjithsesi me disa të famshëm është treguar bujar, duke u falur abonime falas.

Pavarësisht se tha se nuk do të paguante për t’u verifikuar, LeBron James ka ende një tick blu që është një abonim falas i dhuruar nga Elon Musk.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë