Gazeta Si – Sezoni aktual ishte një dështim total për Çelsin. Presidenca e re, me Tod Boehli në krye, bëri shpenzime të jashtëzakonshme në verë dhe në dimër, por skuadra në fushë shkoi keq e më keq. Dhe nuk është vetëm çështje trajneri.
Klubi londinez po përgatitet për të larguar një pjesë të mirë të lojtarëve në verë, pasi i konsideron të panevojshëm për të ardhmen. Gazetat angleze ‘Daily Mail’ dhe ‘The Telegraph’ kanë zbuluar listën me emrat e atyre që nuk pritet të jenë më pjesë e Çelsit.

Në këtë listë bëjnë pjesë emra si, Zhoao Feliks, Azpilikueta, Havertz, Zijesh, Pulisiç, Aubamejang, Galager dhe Kovaç. Por deri në verë kjo listë mund të zgjatet. Çelsi në kampionat nuk po arrin të japë asnjë sinjal pozitiv.
Skuadra drejtohet aktualisht nga Frenk Lampard, që zëvendësoi Graham Poter. Ish-mesfushori ka një akord deri në fund të sezonit dhe më pas do të zgjidhet trajneri i ri. Kandidatëve të mëparshëm, Julian Nagelsman dhe Luis Enrike, u është shtuar orët e fundit edhe argjentinasi Mauricio Poketino.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




