Gazeta Si – Kolegji i Garancisë pranë CONI-t ka dhënë verdiktin: pranohet rekursi i Juventusit, çështja kthehet në Trupën e Apelit Federal për një proces të ri. Aktualisht Juventusit i hiqet penalizimi i 15 pikëve minus në kampionat.
Konfirmohen ndërkohë dënimet për Anjelin, Paratiçin, Kerubinin dhe Arrivabenen, ish-drejtuesit e klubit bardhezi. Edhe pozicioni i Velano, Nedved, Garimberti, Gracioli-Venier, Hjuxh, Marilungo dhe Ronkalio do të rishihet në Trupën e Apelit.

Juventusit i kthehen kështu pikët, që sentenca e Trupës së Apelit u kishte hequr, në pritje të një vendimi të ri nga ana e gjykatësve, që duhet të jepet pas rreth një muaji. Vendimi pritej dje, por u shty për sot nga Kolegji i Garancisë. Juventusi kishte bërë rekurs pas dënimit me -15 pikë për shkak të shkeljeve me plusvalencat.
Skuadra e Alegrit, me 15 pikët e rikthyera, ngjitet në vend të tretë, me 59 pikë, duke zbritur nga një shkallë Romën, Milanin dhe Interin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




