Gazeta Si – Revista gjermane ‘Die Aktuelle’ publikoi një intervistë, duke e shitur si ’scoop’ botëror, por në të vërtetë ishte realizuar me inteligjencën artificiale. Në Gjermani opinioni publik është revoltuar.
Familja e Mikael Shumaker do të ndjekë rrugët ligjore. Reagimi vjen pas një interviste të publikuar nga ‘Die Aktuelle’ për ish-pilotin që nuk shfaqet në publik prej gati 10 vitesh, që pas akseidentit të skive që i shaktoi probleme të rënda shëndetësore.

Revista kishte realizuar një intervistë nëpërmjet një programi të inteligjencës artificiale, që ishte përgjigjur si të ishte Shumaker. Artikulli iu shit publikut sikur të ishte ‘intervista e parë’ e ish-pilotit, si ‘sensacion botëror’, me qëllimin për të tëhequr më shumë lexues. Me gërma më të vogla saktësohej se ‘përgjigjet dukeshin si të vërteta’. Familja e Shumaker ka vendosur menjëherë ta padisë ‘Die Aktuelle’.
Nga viti 2013, informacionet për gjendjen shëndetësore të Shumakerit janë thuajse inegzistente. Për gjendjen e tij reale është vendosur të mos tregohet asgjë, familjarët kanë mbajtur larg kuriozët, ndaj dhe intervista e supozuar e publikuar nga ‘Die Aktuelle’ bëri bujë. Në faqe të parë ishte e vështirë të kuptohej se ai që fliste nuk ishte Shumakeri real.
Titulli ishte “jeta ime ka ndryshuar pas aksidentit”, ndërsa pyetjet ishin të shumta. Në Gjermani media të ndryshme kanë dënuar veprimin e revistës së përjavshme. Të tjera media kanë reaguar, duke thënë se ndihen të fyer nga mënyra e punës së revistës. Edhe në rrjetet sociale intervista është kritikuar ashpër.
Kuptohet, më të shokuar kanë mbetur pjesëtarët e familjes Shumaker, që për ‘Reuters’ janë shprehur se do ta ndjekin çështjen ligjërisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



