Gazeta Si – Janë evente që ndoshta mund t’i përjetosh vetëm një herë në jetë. Dhe mund të quhesh me fat sportivisht, që jeton në një epokë, ku Milani dhe Interi sfidojnë njëri-tjetrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, për herë të dytë pas precedentit të 20 viteve më parë.
Natyrshëm vjen edhe mobilizimi masiv i tifozëve të dy skuadrave për të siguruar biletat për ndeshjet në ‘Giuseppe Meazza’. Kërkime në internet, telefonata miqve dhe të afërmve. Kontrolle të shpeshta në sitet web zyrtare të klubeve, me shpresën për të marrë informacionin e nevojshëm për të siguruar një vend në stadium.

Në 2003-shin pati 200 mijë kërkesa për secilën nga dy ndeshjet derbi në Champions, ndërsa kapaciteti maksimal i stadiumit është më pak se gjysma e kësaj shifre. Ndeshjet zhvillohen më 10 dhe 16 maj.
Tifozëve të Milanit u duhet të presin, datat për shitjen e lirë të biletave dhe për abonentët do të bëhen të ditura ditët e ardhshme. Klubi është aktivizuar për të ndihmuar tifozët me anë të sitit ‘help.acmilan.com’. Dhe pas 2 orëve të para ka pasur më shumë se 10 mijë kërkesa për bileta, çka tregon se pritshmëritë janë shumë të mëdha.
Për ndeshjen e kthimit, që luhet në fushën e Interit, nuk kaq nxitim nga tifozët zikaltër. Datat e shitjes së biletave janë të paqartë ende edhe tek Interi, por është e sigurt se faza e parë u dedikohet abonentëve të sezonit aktual. Më pas do të jetë shitja e lirë. UEFA parashikon që 5% e kapacitetit total të stadium rezervohet për tifozët miq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




