Gazeta Si – Mundësi Zelimkan Abakarov i dhuron një tjetër medalje Shqipërisë. Ai është kualifikuar për në finalen e Europianit që po zhvillohet në Zagreb, ku përballë do të ketë armenin Harutyunian. Tani mbetet vetëm të përcaktohet si do të jetë medalja, e artë apo e argjendtë.
Abakarov i ka sjellë Shqipërisë më parë disa medalje, siç janë e arta e Lojërave Mesdhetare në Algjeri, apo ajo e Botërorit të Beogradit, si dhe e argjendta në Lojërat e Solidaritetit Islamik në Turqi.

Finalja e Europianit do të zhvillohet të mërkurën, në orën 18:00. Mundësi kuqezi garon në peshën deri në 61 kilogramë. Në raundin e pare ai fitoi bindshëm ndaj gjermanit Niklas Steshele, në çerekfinale mundi ukrainasin Taras Markovish dhe gjysmëfinalen e sotme fitoi ndaj gjeorgjianit Shota Partenadze.
Në Europianin e Kroacisë garojnë për Shqipërinë edhe Bajram Sina në peshën 60 kilogramë dhe Kevin Kupi në peshën 77 kilogramë. Për femra garon mundësja Albina Drazhi në peshën 68 kilogramë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



