Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Bitcoin sërish në rritje

Nga Gazeta ‘Si’-Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën rezistencën 1.1039 trenda gjatë javës (17-23 prill)do të jetë bearish me target 1.088, reagimi negativ ndaj të cilit e thellon rënien drejt suportit 1.08. Tregtimi mbi rezistencën 1.039 do të hapte rrugën e testimit të rezistencës së radhës 1.1129

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.2445  trenda do të jetë negative me objektiv 1.235 e më pas 1.2246. Tregtimi mbi rezistencën 1.2445, shumë pak i mundshëm do hapte rrugën për ritestimin e majës 1.2545 të javës së kaluar.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 34050 trenda do të jetë negative me target 33240, reagimi negativ ndaj të cilit e thellon rënien drejt suportit 32975. Tregtimi mbi 34050 hap rrugën për avancim drejt rezistencës së radhës 34740

Për sa kohë CRUDE OIL tregtohet nën vlerën 83.44 trenda do të jetë rënëse me target 78.1. Tregtimi mbi vlerën 83.44 e avancon trendën drejt rezistencës 85.26

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet mbi vlerën 30180 trenda do të avancoje me target 32260. Tregtimi nën suportin 30180 do të pasohet nga testimi i suportit të radhës 29200, reagimi ndaj të cillit do të ishte vendimtar në ecurinë e metëjshme të tregtimit.

Edhe në parashikimin e javës së kaluar, Gazetasi.al theksoi se kriptomonedha do të ishte në rritje. Gjatë javës, Bitcoin kaloi shifrën e mbi 30 mijë dollarëve.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet mbi suportin 133.13 trenda do të jetë bullish me target 137.5. Tregtimi nën 133.13 mundëson rënien drejt suportit 129


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë