Kampi blu vijon akuzat ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Kryeministrit Edi Rama. Nënkryetari i PD, Edi Paloka deklaroi se dorëheqja e Tahirit nga mandati i deputetit është bërë në marrëveshje me Ramën, që të mbetet i lirë dhe për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.
Paloka deklaroi se Komisioni parlamentar hetimor i ngritur për cështjen “Tahiri” do të vazhdojë punën, pasi është ngritur për të hetuar Ramën bashkë me ish ministrin e tij.
“Ky komision do të vazhdojë të bëjë rolin e tij deri në fund, derisa të vërtetojë atë që përmenda më lart, se projekti, strategjia e kanabizimit, trafikimit të drogës, dhe blerjes se zgjedhjeve dhe pushtetit me paratë e drogës nuk ishte thjesht lojë e Tahirit, por ishte një projekt që u ideua nga Edi Rama dhe u zbatua nga Rama dhe Tahiri. Ne do të vazhdojmë deri në fund me gjithë pengesat që po i krijohen komisionit derisa ky fakt, që sot dihet botërisht të vërtetohet edhe me dokumente” -mbylli deklaratën e tij Paloka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.