Gazeta Si – Sulmuesi i Lacios dhe Italisë, Çiro Imobile, ka shpëtuar për mrekulli sot në mëngjes nga një aksident i frikshëm në Romë. Makina e tij është përplasur me tramvajin, që sipas lojtarit ka kaluar me të kuqe, ndërsa ai ka pësuar një frakturë në brinjë.

Momente ankthi për kapitenin e Lacios Çiro Imobile. ‘Bomberi’ bardhekaltër u përfshi në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në Romë. Sipas informacioneve të para, një tramvaj, numri 19, po kalonte urën që lidh lagjen Flaminio me atë të Pratit, pak kilometra larg stadiumit ‘Olimpico’, kur mori përpara makinën e Imobiles, duke e shkatërruar atë.
Në incident u përfshinë disa persona, disa nga të cilët u transportuan në spital me ambulancë. “Tramvaji u fut me të kuqe. Unë për fat të mirë jam mirë, ndjej dhimbje vetëm në njërin krah”, – ka thënë fillimisht futbollisti i Lacios, i cili ka shkuar në spital me vajzat për kontrolle më të hollësishme.
Aty ka rezultuar se Imobile kishte pësuar dëmtime në brinjë dhe sipas komunikatës zyrtare të Lacios, po mbahet nën vëzhgim nga doktorët në spital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




