Gazeta Si – Ervis Rrapo, kryeplaku i fshatit Rehovë të Korçës, i cili u arrestua pas denoncimit për marrëdhënje seksuale me një 23-vjeçareje nga i njëjti fshat, është lënë në burg.
Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzën e kryerjes së marrëdhenieve seksuale me një vajzë me probleme të shëndetit mendor.
Para gjykatës i riu nuk ka pranuar akuzat, ndërsa prokuroria ka paraqitur prova dhe fakte të cilat implikojnë Rrapon në këtë ngjarje.
I riu nuk e ka pranuar akuzën, duke pretenduar se gjithçka është bërë për hakmarrje nga babai i vajzës.
Por nga ana tjetër, S.G., ka deklaruar në policinë e Korçës, se ai e kishte kapur Ervis Rrapon në banesën e tij, teksa ishte me vajzën, duke kryer marrëdhënie seksuale.
Nga hetimet e deri tanishme të prokurorisë, ekspertizës mjeko ligjore, dëshmitë dhe rrethanat e tjera, akuza e ngritur ndaj Rrapos rezulton e provuar. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



