Gazeta Si – Momenti magjik i Lacios dhe Elseid Hysajt vazhdon ende. Në javën e 30-të të Serisë A, skuadra e Sarrit mundi 0-3 Specian në transfertë, duke regjistruar fitoren e 4-t radhazi dhe duke konsoliduar vendin e 2-të, me 61 pikë. Tare dhe Lotito janë më të qetë tashmë.
Imobile me penallti, Felipe Anderson dhe Markos Antonio në fund shënuan golat e fitores për Lacion në këtë transfertë. Hysaj është bërë tashmë padron i krahut të majtë të mbrojtjes dhe sot luati 90 minuta, duke bërë një paraqitje pozitive. Niveli i mbrojtësit kuqezi është rritur ndjeshëm javët e fundit.

Një mbrëmje feste ishte edhe për mbrojtësin tjetër të krahut në Kombëtare, Ivan Balliun. Ai ishte titullar me Rajo Valekanon, si gjithmonë, në fitoren 2-1 ndaj Osasunës në La Liga. Një fitore kjo që vinte pas disa javësh zhgënjyese në kampionat.
Me fitoren e sotme, skuadra e Ivan Balliut e ka parakaluar Osasunën në kampionat, duke u ngjitur në vend të 8-të, me 40 pikë, aq sa ka edhe Atletiko Bilbao e vendit të 7-të. Mbrojtësi i djathtë ka qenë në nivelin e tij të zakonshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




