Motosport

Tragjedi në Botërorin e Rally, piloti i Hyundai humb jetën gjatë testeve në Kroaci

Gazeta Si – Piloti Craig Breen ka humbur jetën pas një incidenti të ndodhur gjatë testeve para garës së Rally në Kroaci, gara e 4-t në Botërorin e Rally WRC. Lajmi është dhënë nga skuadra e pilotit, Hyundai Moyorsport. Për këtë skuadër 33-vjeçari irlandez ishte kthyer të garonte këtë sezon, vetëm pas një sezoni me Ford.

Nga incidenti i ndodhur rreth mesditës, piloti tjetër James Fulton mbeti i lënduar. Mbeten ende për t’u qartësuar rrethanat e tragjedisë së ndodhur në Stari Golubovec, një rajon malor rreth 40 kilometra në veri të Zagrebit.

Vendi ku ndodhi incidenti dhe piloti Breen. Gazeta Si, 13 prill 2023

Breen humbi jetën menjëherë pas përplasjes së Hyundai të tij me një gardh, ku një kolonë depërtoi brenda makinës. Gara Rally e Kroacisë është programuar nga e enjtja e 20 prillit deri të dielën e 23 prillit.
I lindur më 2 shkurt 1990 në Waterford, Breen ka qenë pilot zyrtar i Citroen nga 2016-a deri në 2018-ën.

Më pas kaloi te Hyunday, skuderia koreane për të cilën garoi deri sa humbi jetën, me përjashtim të vitit 2022, kur irlandezi i pafat drejtoi Ford Puma WRC M-Sport, duke e mbyllur Botërorin në vend të 7-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë