FBI ka paralajmëruar konsumatorët që të mos i përdorin stacionet publike të karikimit të telefonave. Sipas FBI-së, hakeruesit mund të infektojnë pajisjet me malware (një softuer që instalohet në një kompjuter pa pëlqimin e përdoruesit dhe që kryen veprime keqdashëse, të tilla si vjedhja e fjalëkalimeve ose e parave) që mund t’u japin atyre akses në telefonin, tabletin ose kompjuterin tuaj.
“Shmangni përdorimin e stacioneve të karikimit falas në aeroporte, hotele apo qendra tregtare”, thuhet në një postim në Twitter nga zyra e FBI-së në Denver.
“Hakerat kanë gjetur mënyra për të përdorur këto stacione për të futur viruse në pajisje. Mbani gjithmonë me vete karikuesin tuaj dhe përdorni një prizë elektrike në vend të tyre”, thuhet në njoftimin e FBI-së.
FBI thotë se mesazhi ka për qëllim vetëm për të këshilluar dhe nuk ka asnjë rast specifik të zbuluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



