Gazeta Si – Gjatë bilancit të Çelsit, që ka bërë shpenzime të çmendura me pronarët e rinj, është zbuluar edhe një detaj interesant në lidhje me shitjen e klubit londindez. Një shumë prej 40 milionë stërlinash ka shkuar për një nga drejtueset kryesore të klubit.

Në momentin e kalimit të pronësisë nga Roman Abramoviç te pronari aktual Tod Boehli, Marina Granovskaja, deri atëherë drejtoreshë e përgjithshme e Çelsit dhe asistente personale e ish-presidentit, ka përfituar 40 milionë stërlina.
Një shumë e konsiderueshme për ish-drejtusen, me të cilën sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, firmosi kontratën e parë me Çelsin. Me presidencën aktuale, klubi anglez ka bërë blerje të shumta dhe të bujshme, por rezultatet në fushë kanë qenë larg pritshmërive, duke sjellë shpesh lëvizje edhe në stol.
Broja ndërkohë po vazhdon fazën e rikuperimit dhe pritet të jetë plotësisht i gatshëm, për sezonin e ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




