Futboll

Partizani dhe Tirana, duel në distancë për kreun e Superiores

Gazeta Si – Dy skuadrat kryesuese të Superiores, Partizani dhe Tirana, luajnë sot ndeshjet e javës së 28-të. Është një duel në distancë mes tyre në garën për titullin kampion.

Partizani shkon në Rrogozhinë për t’u ndeshur me Egnatian vendëse. Është një sfidë mjaft interesante, pasi Egnatia e këtij sezoni është një skuadër shumë e fortë që me meritë mban vendin e 3-të në renditje. Për Kolelën dhe të tijtë është një provë shumë e rëndësishme. Ndeshja fillon në orën 15:00.

Nga një ndeshje mes Egnatias dhe Partizanit. Gazeta Si, 10 prill 2023

Në orën 18:00 zbresin në fushë Tirana dhe Kukësi. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Skuadra e Shehit nuk do që të humbasë pikë për të mos e komplikuar garën e titullit kampion me Partizanin, rivalin e përjetshëm. Kukësi në anën tjetër vjen nga një humbje dhe ndodhet pranë zonës së rënies, ndaj dhe do të bëjë gjithçka për të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë.

Priten zhvillime të reja ndërkohë sa i takon çështjes së kërcënimit të arbitrave para ndeshjes Kastrioti-Bylis. Një çështje që po hetohet, ndërsa FSHF pritet të marrë masa drastike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë