Motosport

Drejtuesi i Mercedesit, i bindur: Do të jemi ne sfidanti kryesor për Red Bull-in!

Gazeta Si – Prej dy vitesh ‘Chief Technical Officer’ i Mercedesit, Xhejms Alison, sheh një bilanc pozitiv të këtij fillimi seozni, duke iu referuar rritjes së ‘shigjetave të zeza’ në garën e Australisë. Ish-ferraristi, tashmë me një detyrë më pak operative se në të kaluarën, beson se Mercedsi do të jetë rivali krysor i Red Bull-it.

“Në përgjithësi, jemi të kënaqur nga gara e Australisë, sepse kemi bërë një hap përpara dhe kemi marrë maksimumin nga potenciali ynë aktual. Kënaqësi që u shua pak nga problemi teknik për Rasëll, i cili nuk mundi të konkretizonte gjithë atë punë që kishte bërë në fundjavë.

Xhejms Alison, nje nga drejtuesit e Mercedesit. Gazeta Si, 9 prill 2023

Nuk është një kthesë e plotë për ne, por mendoj se jemi në drejtimin e duhur. Sapo kemi nisur ta ngacmojmë Red Bull-in, do jemi ne sfidanti kryesor i tij. Kemi qenë në lartësinë e Ferrarit dhe Aston Martin. Madje, kemi dalë ndoshta pak para të dyjave”, – ka theksuar Alison.

“E prisnim këtë përmirësim, sigurisht. Niveli i paraqitjes ishte shumë ndryshe në raport me dy garat e para. Besoj se diferenca në Australi ishte lehtësisht më e limituar në lidhje me Red Bull-in. Niveli ynë në raport me Ferrarin dhe Aston Martin nuk ka ndryshuar shumë, jemi të gjithë aty. Jemi në rritje, por jo me ritëm shumë të madh.

Jemi të kënaqur, por do të thosha se nuk ishte surprizë. Nëse ky përmirësim ka të bëjë me cirkuitin e Melburnit, apo me punën tonë, do ta tregojë vetëm koha. Do ta shohim në tipologji të ndryshme pistash që na presin javët e ardhshme”, – ka shtuar drejtuesi i skuderisë Mercedes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë