Futboll

Thumbon Mourinjo: A jeni të sigurt që Juventusi nuk ka 59 pikë? Jemi në Itali…

Gazeta Si – Roma e tij fitoi në Torino dhe tashmë është futur bindshëm në garën e Championsit. Skuadra e Mourinjos është e treta në klasifikim, përpara Milanit dhe Interit.

“Ndeshjet fitohen kur shënon një gol më shumë se kundërshtari, – tha portugezi për ‘Dazn’. – Ky është objektivi jo vetëm në futboll, por në çdo sport, duhet të fitosh duke shfrytëzuar kualitetin dhe duke fsheshur problemet. Të tretët në klasifikim? A jeni të sigurt se Juventusi nuk ka 59 pikë? Jemi në Itali…”.

Mourinjo në konferencë shtypi. Gazeta Si, 9 prill 2023

Mourinjo theksoi më tej se e shqetëson fakti që Roma luan tri ndeshje në javë dhe ka një grup të limituar futbollistësh. Megjithatë, ai beson për një vend në Champions.

Trajneri portugez iu përgjigj edhe Antonio Kasanos, që e ka akuzuar se nuk ia ndjen fare për futbollin. “Të tjerët janë të lirë të shpresin mendimin e tyre, por kur të tjerët janë Kasano, atëherë ndryshon puna. Ai ka qenë te Roma, Milani, Interi dhe Reali, ku të gjithë e mbajnë mend vetëm për xhaketën. Për mua e dinë të gjithë çfarë kam fituar.

Në Milano Kasano nuk ka fituar as kupën e Lombardisë, unë kam fituar atë që dinë të gjithë. Duhet të ketë kujdes, ai është 40 vjeç dhe unë jam 60 vjeç”, – është shprehur Mourinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë