Gazeta Si – Pas Interit, edhe Milani nuk ka shkuar më shumë se një 0-0 ndaj Empolit. Skuadra e Piolit shpërdoron kështu një mundësi të mirë për t’u shkëputur nga Interi i vendit të 4-t. Lojtarët e stolit nuk japin garanci te ky Milan, që e nisi ndeshjen pa Leaon, Zhiru dhe Brahim Diaz. Në formacionin titullar ishin Origi, Pobega dhe Rebiç.
Pjesa e parë ishte nën nivelin mesatar. Vetëm dy raste për t’u përmendur nga Rebiç dhe Theo Hernandez, asgjë tjetër. Në të dytën ‘Djalli’ i shtoi xhirot, duke e mbyllur Empolin në zonën e vet.

Florenci u ndal nga shtylla, Perisan i mohoi golin Brahim Diazit, ndërsa një minutë para fundit francezit Zhiru iu anulua goli i fitores për një prekje të topit më krah. Milani humb dy pikë, që ia komplikojnë jo pak objektivin e Championsit. Kuqezinjtë kanë 52 pikë dhe mund të parakalohen nga Roma e Kumbullës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




