Gazeta Si – Askush nuk e kishte menduar se trajneri i Kombëtares, Silvinjo, do të grmbullonte një lojtar që luan në Korenë e Jugut. Braziliani kishte në listën e tij të parë si trajner i kuqezinjve edhe Jasir Asanin, ish-lojtarin e Partizanit që aktivizohet me Guangju në Koreanë e Jugut, madje i besoi edhe një fanellë titullari ndaj Polonisë.

Asani bëri një performancë shumë të mirë në debutimin me Shqipërinë, duke konfirmuar se mund ta ndihmojë këtë skuadër me potencialin teknik që zotëron. Falë këtij potenciali ai është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të muajit mars në Koren e Jugut.
Sulmuesi anësor ka spikatur me skuadrën e tij, duke e merituar plotësisht këtë vlerësim. Para se të vinte në grumbullimin kuqezi, ai kishte realizuar një tripletë. Me siguri trajneri Silvinjo do ta ketë pjesë të skuadrës kombëtare edhe në vazhdim, talenti i Asanit nuk vihet në diskutim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




